Bullgaria njofton dislokimin e 1000 trupave ushtarake në kufi me Turqinë

Postuar në 28 Shkurt, 2020 16:26

Bullgaria ka njoftuar se është e gatshme të dislokojë 1000 trupa ushtarake në kufi me Turqinë qëllim ndalimin apo frenimin e fluksit migrator që ka nisur me hapjen e dyerve nga Ankaraja zyrtare. Policia kufitare ka ndaluar sot dy grupe me nga 30 refugjatë  që po tentonin të hynin në Bullgari, ndërkohë që në vitin 2015, ky vend nuk përjetoi valë migratore.

Sofja zyrtare ka bërë të ditur se nuk do të lejojë hyrjen e refugjatëve edhe në kuadër të masave kundër coronavirusit. Bullgaria ndan me Turqinë një kufi prej rreth 300 km të gjatë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.