Qeveria e Kosovës nis lëvizjet për shkarkimin e Hashim Thaçit nga detyra e Presidentit

Postuar në 26 Shkurt, 2020 12:53

Duket se dhe në Kosovë do të veprohet njësoj si në Shqipëri: presidenti i Republikës do të procedohet nga Parlamenti për t’u shkarkuar. Gazeta “Koha Ditore” “Zyra Ligjore e Kryeministrit të Kosovës, ka konstatuar se presidenti Hashim Thaçi ka bërë shkelje të rëndë kushtetuese, dhe kjo përbën bazë për të nisur procedurat për shkarkimin e tij”.

Bëhet fjalë për një marrëveshje sekrete të vitit 2013 mes ish-kryeministrit hashim Thaçi dhe Sekretarit të atëhershëm të Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen përmes së cilës KFOR-i ka të drejtën absolute të vetos mbi të gjitha misionet e ardhshme të FSK-së në veri të Kosovës, për një periudhë të paafatizuar.

Duke marrë parasysh provat në dispozicion të Zyrës së Kryeministrit, si dhe dispozitat relevante të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ekzistojnë baza të mjaftueshme për të konstatuar 'prima facie' se presidenti Thaçi, gjatë kohës kur ishte kryeministër, ka kryer shkelje te rënda te Kushtetutës dhe se kryerja e këtyre shkeljeve justifikon inicimin e procedurës kushtetuese për shkarkimin e tij nga pozita e presidentit të Republikës së Kosovës

citohet opinioni i Zyrës Ligjore të kryeministrisë.

Nuk dihet sesi do të procedohet më tej, por kjo lëvizje njofton se mes qeverisë së Kurtit dhe presidentit bashkëjetesa politike është e padëshiruar dhe ndoshta e pamundur.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.