Nis takimi OSBE-Rusi në Moskë. Rama: Integriteti territorial, parim aktual sa 45 vjet më parë

Postuar në 26 Shkurt, 2020 11:32

Ka nisur në Moskë takimi mes kreut të OSBE-së Edi Rama dhe ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov. Në fjalën e tij Lavrov ka vlerësuar rolin e OSBE-së në krijimin e kushteve për një dialog konstruktiv në çështjet globale që ai i cilësoi si komplekse. Lavrov ka vlerësuar pozitivisht qasjen e Edi Ramës në krye të OSBE-së nisur nga fjalimet e tij të deritanishme publike.

Nga ana e tij Rama ka vlerësuar ndryshimet e bëra në Moskë në harkun e 15 viteve, duke theksuar se ky ndryshim është i madh krahasuar me kohën e vizitës së tij të parë kur ishte kryebashkiak i Tiranës.
Zoti Rama ka miratuar vlerësimet e Lavrov për kompleksitetin e situatës ndërkombëtare duke deklaruar se politika duhet të nisë nga perspektiva e vuajtjes së njerëzve që duhet të ushqejnë motivet e saj.

Parimet e OSBE-së të integritetit territorial, sovranitetit, të drejtave të njeriut mbeten po aq akuale sa 45 vjet më pare. Vij këtu me besimin se Ju dhe vendi juaj i shkëlqyer do të përdorni ndikimin tuaj në këtë format për të ecur drejt paqes së shumëkërkuar

ka thënë Rama.

Ai ka shtuar se u shokua nga pamjet që pa në zonat e konfliktit në Donbas.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.