Raportime në media: Zv.ministri iranian i Shëndetësisë preket nga coronavirusi

Postuar në 25 Shkurt, 2020 13:08

Media të ndryshme raportojnë se zv.ministri iranian i Shëndetësisë, Iraj Harirchi është infektuar me koronavirusin e ri që po përhapet në mbarë botën. Ai është vendosur në karantinë ndërkohë që mbarë vendi i është nënshtruar masave kufizuese për sëmundjen. 

Duket se ekonomia do të ndjejë pasojat më të mëdha të kësaj që po ndodh, pasi vende si Turqia, Afganistani dhe të tjera kanë mbyllur kufijtë me Iranin, që edhe kështu është nën sanksionet e SHBA.

Harirchi është ndoshta zyrtari më i lartë që është prekur deri më tani nga virusi i ri.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.