Ndërron jetë në moshën 91-vjeçare, ish-presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak

Postuar në 25 Shkurt, 2020 12:33

Ka ndërruar jetë në moshën 91 vjeçare ish-presidenti egjiptian Hosni Mubarak. Televizioni shtetëror i Egjiptit ka raportuar se Mubarak vdiq pasi iu nënshtrua një operacioni disa javë më parë. Një figurë e rëndësishme e Egjiptit ta pasluftës së Dytë Botërore, Mubarak erdhi në pushtet pas vrasjes së ish-presidentit Anvar Sadat që nënshkroi paqen e “Camp Daivid në vitin 1979 dhe mori ccmimin “Nobel” pwr kwtw bashkë me homolgun e tij izraelit, Menachem Begin.

Mubarak u lind në një fshat në Deltën e Nilit në vitin 1928. Pjesë e forcave ajrore egjiptiane në vitin 1949, ai arriti në detyrën e komandantit të saj në vitin 1972. Mubarak mori famë kombëtare gjatë luftës së Yom Kipurit në vitin 1973, pas raportimeve se kishte dhënë goditje fatale forcave izraelite. Një aleat i ngushtë i SHBA dhe zbatues i përpiktë i paqes me Izraelin, qeverisja e tij u karakterizua nga autoritarizmi dhe kontrolli policor, që ishte tipar i thuajse të gjitha regjimeve në Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme. Deri në vitin 2011, Egjipti përfitoi një ndihmë prej 1.3 miliardë dollarë nga SHBA çdo vit. E megjithatë mbeti një vend me varfëri të përhapur.

Ai u rrëzua nga pushteti në vitin 2011 pas protestave të shumta që mbërthyen vendin në kuadër të asaj që njihet si Pranvera Arabe.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.