Jemi në kushtet e pandemisë

Postuar në 23 Shkurt, 2020 13:36

Shkencëtarët kinezë mendojnë se përhapja e koronavirusit të ri që ka prekur vendin mund të vijë edhe nga transmetimi përmes feçeve duke shpjeguar kështu shkallën e lartë të infektimit në mjedise të mbyllura si p.sh në trageti “Diamond Princess”. Kjo rrugë e përhapjes e bën të domosdoshëm kujdesin higjenik dhe sanitar në mjedise publike çka edhe po theksohet në të gjithë udhëzuesit e Organizatës Botërore të Shndetësisë. 

Ndërkohë një çështje që meriton vëmendje është klasifikimi i sëmundjes. Për profesori Van Rast në universitetin e Leuven në Belgjikë, jemi në kushtet e një pandemie e cila duhet deklaruar si e tillë. 

Kjo është një epidemi që transmetohet nga njeriu te njeriu, që është e pranishme në disa vende në kontinente të ndryshëm. Pra ne mund të flasim për një pandemi

është shprehur ai. 

2 442 të vdekur, 63 mijë të infektuar vetëm në Kinë. Korea e Jugut është së fundmi një lloj epiqendre e re, ndërkohë që coronavirusi ka mbërritur në Iran, por edhe në Europë. 

Karantina zgjat 14 ditë dhe mandej të kufizuarit deklarohen të shëruar. Mirëpo së fundmi është raportuar një rast nga Kina, i një personi që shfaqi simptoma 27 ditë pasi u testua pozitiv. Por ky konsiderohet një rast i veçantë dhe sërish mjekët sugjerojnë një karantinë me afat mesatar 5 ditë, ndërkohë që dy javë quhet mëse e mjaftueshme. Rasti i Kinës nuk provon se virusi po trasnformohet, edhe pse frika tanimë i paraprin çdo mase që mund të quhet normale. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.