Dyndje në kurset e gjermanishtes, Kuka: Rritja e kërkesave lidhet me emigrimin

Postuar në 22 Shkurt, 2020 14:59

Irea është një nga dhjetëra të rinjtë që i janë përkushtuar mësimit të gjuhës gjermane.

Vetëm 17 vjeçe, por ajo e projekton të ardhmen e saj jashtë Shqipërisë. Ambicien dhe synimet i ka të mëdha.

Pranë institutit të studimit Gëte, mësojnë afro 500 persona të moshave të ndryshme. Numrin në rritje të personave që i janë futur gjermanishtes e pranon edhe drejtoresha Alketa Kuka.

Shumica e e atyre që zgjedhin të mësojnë gjuhën gjermane janë qytetarë që pritet të emigrojnë. Kjo pasi zotërimi i gjermanishtjes është një nga kushtet për të përfituar vizë pune.

Gjermania ka rritur kërkesat e afrimit të emigrantëve në sektorët e mjekësisë, ndërtimit dhe kulinarisë. Kërkesa në rritje për punëtorë pritet të nxisë edhe më tepër largimin nga Shqipëria.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.