Apel për ndihmë ministrit të Brendshëm: Grabitjet masive në zonat e minoritetit në Sarandë nuk zbulohen

Postuar në 22 Shkurt, 2020 15:45

Media të ndryshme lokale raportojnë për një situatë sipas tyre alarmante të krimit në fshatrat e pakicës greke në Sarandë. Rituali është konstant dhe i përvitshëm: në shtëpitë e këtyre fshatrave ku shpesh banojnë vetëm pleq, njerëz me maska hyjnë dhe grabisin në vazhdimësi. Policia lokale kryen veprimet hetimore dhe mandej thotë “mirupafshim”.

Në sezonin e verës arat apo kullotat e këtyre fshatrave digjen rregullisht. Kjo rregullsi ka krijuar ide të pazakonshme se pas akteve të tilla ka prapapvijë politike, njësoj si ajo politika me pronën që e dinë të gjithë qytetarët. Në këtë kuadër, raportohet se kryetari i Bashkisë Finiq ka kërkuar ndihmën direkte të ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj. Përmes një komunikimi direkt, Kristaq Kiço ka renditur një sërë rastesh grabitjesh të cilat nuk kanë ende autor të kapur.

Organet lokale të rendit pavarësisht prezencës së tyre pas ngjarjeve dhe marrjes së provave dhe dëshmive nuk ka arritur akoma të zbolojë asnjë nga autorët që veprojnë lirshëm në këtë territor

shkruan Kiço.

Takimi thuhet se do të bëhet javën e ardhshme, edhe pse siç e do zakoni i këtij vendi dhe politikës së banditit që vjen nga Tirana zyrtare, fshatin do duhet ta mbrojnë fshatarët vetë. Nga kusarë që sepse ndodh që shpesh janë nga fshatrat përballë dhe me kombësi tjetër.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.