Kina deklaron se infeksioni nga coronavirusi eleminohet në fund të marsit

Postuar në 21 Shkurt, 2020 11:50

Autoritetet kineze deklarojnë se do ta fitojnë betejën me koronavirusin e ri që ka shpërthyer në provincën Hubei nga fundi i muajit mars. Ambasadori kinez në Rusi, Zhang Hanhui ka shprehur mendimin se Kina do të jetë në gjendje ta zhdukë përhapjen e virusit dhe sëmundjen edhe nga epiqendra e saj. Sipas tij, 99% e rasteve të prekura nga koronavirusi janë regjistruar në Kinë dhe statistikat flasin për stabilizimin e gjendjes.

Deri më tani, më shumë se 18 000 njerëz janë nxjerrë nga spitalet. Në shumë provinca dhe rajone, përveç pjesës qendrore, nuk ka patur raste të reja infkektimi për më shumë se 10 ditë. Në provincën Hubei, sidomos në qytetin Wuhan, numri i të infektuarve po bie

tha ambasadori gjatë një takimi me kreun e Duma-s ruse, Ivan Melnikov.

Vdekshmëria e koronavirusit cilësohet e ulët për autoritetet kineze; në Hubei është rreth 2.5% dhe në mbarë vendin ajo arrin në 0.55%. Deri më sot numri i të vdekurve nga virusi arrin në 2 239 njerëz, ndërkohë që 18 300 janë shëruar ndër 75 600 të infektuar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.