Richard Grenell caktohet drejtor në detyrë i Shërbimit Kombëtar Inteligjent të ShBA-ve

Postuar në 20 Shkurt, 2020 12:43

Richard Grenell, ambasador i ShBA në Gjermani dhe i Dërguar Special i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Serbi-Kosovë është caktuar drejtor në detyrë i Shërbimit Kombëtar Inteligjent. 

Lajmin e ka njoftuar në tuiter, Trump që shkruan për Grenell se është një “ambasador shumë i respektuar” teksa ka falenderuar drejtorin aktual në detyrë, Joe Maguire. 

Grenell do të jetë në krye të 17 shërbimeve amerikane që përfshijnë edhe agjencia si CIA, FBI, shërbimi ushtarak, NSA etj.. 

CNN raporton se Grenell e ka pranuar detyrën e re edhe pse ai do të qëndrojë në të vetëm për 90 ditë, derisa Trump të gjejë emrin e duhur për të marrë drejtimin me mandat të plotë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.