Shkëmbimi i territoreve Serbi-Kosovë bie përfundimisht. Vuçiç: Nuk e donin as në Lindje, as në Perëndim

Postuar në 18 Shkurt, 2020 10:59

Presidenti serb Alexander Vuçiç e ka cilësuar të dështuar përpjekjen e bërë për ndarjen territoriale me Kosovën, që ai e quajti demarkacion. 

Në një intervistë televizive Vuçiç tha se askush në Serbi nuk e donte një marrëveshje të tillë, por se atë nuk e donin as në Perëndim dhe as në Lindje. 

E kuptova mesazhin e popullit tonë, ishte një shans i madh për ne, por ne e humbëm. Nuk patëm vetdije dhe meçuri mjaftueshëm…Marrëveshja mes serbëve dhe shqiptarëve nuk i përshtatej askujt dhe unë nuk gjeta mbështetje as në lindje, as në perëndim, sepse kjo marrëveshje sjell 100 vjet paqe dhe zhvillim dhe një të ardhme të sigurtë për fëmijët tanë. Doja një kompromis. Nëse nuk kaloi nuk ka problem. Fëmijët do ta paguajnë si për çdo gjë tjetër

është shprehur Vuçiç. 

Duket se Vuçiç e ka mbyllur çështjen e shkëmbimit territorial si zgjidhje përfundimtare duke mos sqaruar gjithësesi se me kë kishte mirëkuptim ai në botën shqiptare. Në çdo rast ai ka dhënë një version ndryshe nga sa u fol në Shqipëri dhe Kosovë se shkëmbimin territorial e mbështet ShBA.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.