Komisioni Europian: Teknologjia e njohjes faciale është e paligjshme

Postuar në 17 Shkurt, 2020 16:58

Komisioni Europian e konsideron teknologjinë e njohjes faciale si të jashtëligjshme. Zv. presidentja e Komisionit për Epokën Dixhitale, Margrethe Vestager ka deklaruar gjatë një konference për shtyp javën e kaluar se rregullorja në fuqi e BE-së nuk e lejon njohjen faciale automatike. Neni 6 i Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave përcakton kushtet nën të cilat mund të procesohen ligjërisht të dhënat personale dhe një ndër këto kushte është dhënia e konsensusit nga subjekti që i nënshtrohet procesimit.

Sipas saj ka disa përjashtime që kanë të bëjnë me sigurinë që duhet lejuar përdorimi i teknologjisë në fjalë dhe kjo gjë të quhet e ligjshme. Vestager ka shuar se Komisioni do të shqyrtojë në një kohë të dytë mundësinë e rregullimeve ligjore për përdorimin e teknologjisë me kontroll në distancë ndërkohë që ajo sot që flasim përdoret në aeroporte nga autoritetet publike çka për të cilën ka kundërshtime jot ë vogla.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.