Kurti më afër qëndrimit gjerman për rajonin. Asnjë referim i ShBA, model merret BE-ja

Postuar në 15 Shkurt, 2020 01:10

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka sugjeruar dje në Konferencën e Sigurisë në Mynih se gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor duhet t’i bashkohen Bashkimit Evropian në të njëjtën kohë dhe se projekti i Minishengenit duhet të shkrihet në Procesin e Berlinit.

Besoj se gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimi Evropian janë shumë të rëndësishme për njëra-tjetrën. Lufta kundër krimit të organizuar dhe nivelit të lartë të korrupsionit janë me rëndësi kruciale edhe për demokratizimin e vendit por edhe për investimet. Besojmë se Bashkimi Evropian mund të na ndihmojë me përvojën e saj…

Besoj se të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor duhet t’i bashkohen Bashkimit Evropian në të njëjtën kohë, pasi nuk mendoj se ka ndonjë mundësi tjetër. Nëse një apo dy vende bashkohen para të tjerëve mendoj se do të kishte edhe më shumë probleme. Ne duhet të punojmë dhe të përgatitemi që të gjitha gjashtë vendet të bashkohen në të njëjtën kohë. Dhe kjo ideja e Minishengenit, që nuk është shumë e qartë për mua, pasi nuk kam parë shumë dokumente, besoj se duhet të përfshihet në Procesin e Berlinit, ku të gjitha vendet do të ishin në tavolinë

ka thënë Kurti

Kjo është ideja gjermane e përcjellë edhe në ResPublica si qëndrim zyrtar nga Ministria e Jashtme e këtij vendi. Bën përshtypje se në komentet e veta Kurti nuk referon ShBA-të. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.