9.55 sekonda. A ka thyer ky 28 vjeçar rekordin e Usain Bolt?

Postuar në 15 Shkurt, 2020 13:37

Një punëtor ndërtimi në Indi pretendohet se ka thyer rekordin e Usain Bolt në 100 m, teksa në një garë tradicionale me qe, të quajtur Kambala, ka arritur të vrapojë 142 m për 13.42 sekonda. Mediat raportojnë se kjo shpejtësi është 9.55 sekonda për 100 m, ndërkohë që Bolt e ka rekordin botëror me 9.58 sekonda.

Ekipi drejtues i Kambalas ka bërë thirrje që të shmangen krahasimet e tilla, pasi në garat olimpike matjet janë shkencore dhe shumë të sakta. Srinivas Gowda, 28 vjeç, ka marrë pjesë për shtatë vjet në garën në fjalë dhe për rezultatin e arritur ai ka vlerësuar dy buajt me të cilën vraponte.

Nuk dihet nëse ky rekord do të shënohet, por ai nënkupton se 9.58 nuk është kufiri i fundëm për shpejtësinë maksimale në 100 m.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.