Rusia publikon dokumente të reja mbi operacionin e çlirimit të Budapestit

Postuar në 14 Shkurt, 2020 15:24

Ministria ruse e Mbrojtjes ka zbardhur këto ditë disa dokumente të papublikuara më parë për operacionin e çlirimit të kryeqytetit hyngarez, Budapest nga pushtimi nazist. Sovjetikët e morën Budapestin pas 108 ditësh luftimesh, duke nisur që nga fundi i tetorit 1944. Sipas disa historianëve rusë operacioni ishte i dyti për nga kohëzgjatja pas operacionit të Leningradit dhe I dyti pas Stalingradit për nga egërsia e luftimeve.

Dokumentet janë zbardhur me rastin e 75 – vjetorit të mbylljes së ofensivës dhe ato përfshijnë harta, skema luftimi, fotografi si dhe materiale të tjera arkivore.

Në informacionet e përgatitura me këtë rast vihet në dukje kundërveprimi nazist ndaj një përpjekjeje hungareze për të ndërruar krahun. 500 mijë hebrej hungarezë u deportuan, u shkatërruan kisha, si dhe fëmijë e deri pleq u dërguan në kapme pune.

Mes tyre gjendet edhe një raport 12 faqe i gjeneral majorit Gabor Gerlotsi, ndihmës I diktatorit hungarez, Miklos Horthy që dëshmon për një përpjekje të këtij të fundit për të arritur armëpushim me aleatët. Gjermanët e zëvendësuan atë me Ferenc Szalasin.

Dokumentet janë hedhur në qarkullim edhe me një syim politik aktual. Agjencia “Sputnik” shkruan se së fundmi autoritetet hungareze kanë njoftuar ngritjen e një monumenti në përkujtim të viktimave femra të përdhunimit nga trupat sovjetike. Dokumentet provojnë sipas palës ruse se komanda sovjetike urdhëroi sjellje civile në raport me robërit hungarezë. Rusia e sotme ka një problem të hapur politik me disa vende të Europës Lindore që e panë invadimin e saj pas LIIB si pushtim dhe fatkeqësi. Vende si Letonia, Lituania, Polonia dhe Hungaria kanë qenë më afër Perëndimit sesa Rusisë që arriti zgjerimin e vet si pasojë e konfliktit me Gjermaninën naziste.

Vetëm në betejën e Budapestit humbën jetën 80 mijë trupa sovjetike dhe rumune, 50 mijë trupa gjermane dhe hunagereze, si dhe 76 mijë civilë. Marrja e Hungarisë kishte rëndësi sespe preu lidhjen e forcave gjermane në Europën Jugore me frontin qendror të tyre në zemër të Europës duke mbyllur kështu harkun rrethues ndaj Gjermanisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.