Këta do luftojnë krimin në Shqipëri?!

Postuar në 13 Shkurt, 2020 13:01

Gazeta “Tema” raporton sot se Policia e Shtetit ka fshehur ngjarjen e aksidentimit të një qytetareje nga shtetasja Ilda Bejleri. Shkruan gazeta ndër të tjera:

Por më skandaloze se largimi i Ilda Bejlerit nga vendi i ngjarjes, është reagimi i policisë. Kjo e fundit e ka fshehur ngjarjen dhe nuk ka dhënë asnjë të dhënë për personin që ka aksidentuar gruan 63-vjeçare.

Për më tepër, zëdhënësi i Policisë, Gent Mullai, i pyetur nga gazeta TemA si është e vërteta, nuk ka denjuar të përgjigjet fare, a thua se është aty për të fshehur ngjarjet, dhe jo për të raportuar si është e vërteta.

Tani që edhe vetë Bejleri e pranoi përfshirjen në aksident, mirë është që dhe policia të reagojë.

Është minimumi që mund të bëjë, pasi kemi një grua të shtruar në spital që ëshstë shtypur dhe personin përgjegjës, që e ka pranuar aksidentin dhe largimin nga vendi i aksidentit

Të mos i biem në qafë Gentit zëdhënësit. Një rrogëtar që shumicën e herëve të përgjigjet me “o vlla…”. Të mos presim as nga ai tjetri, Ardi Bita që ka gjetur marifetin e fikjes së telefonit dhe të bërit sikur nuk kupton. Madje ka vite që e bën këtë.

Të merremi me Ardi Veliun dhe Sandër Lleshajn, dy kokat e antikrimit dhe rendit publik në Shqipëri. Dy strucët e çdo lajmi që qarkullon nga e ashtuaquajtur Polici e Shtetit, që nuk është gjë tjetër veçse një organizatë e armatosur për shërbime personale të njërit apo tjetrit.

Sepse janë këta që bllokojnë daljen e njoftimeve të kësaj natyre, ndërkohë që nuk mungojnë të shpërndajnë video arrestimesh apo edhe njoftime për kapje në flagrancë të klientëve të prostitutave.

Çdo zanat ka shprehitë e veta. E kemi vënë re të gjithë ligësinë e Policit, në rrugë, në mënyrën si flet, si kërkon të ushtrojë atë çikë gjoja pushtet që i kanë dhënë. Është po kjo ligësi dhe kompleks që ka Lleshaj me Veliun që shpallin me të madhe se po zbatojnë ligjin, por nuk kanë asnjë të dhënë konkrete sesa zbatohen të drejtat e njeriut në ndalime personash, kontrolle personale të papërligjura e të tjera si këto. Dhe që mesa shihet i bllokon edhe një shtetase që përflitet për një aksident. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.