Beogradi "harron" Serbinë e Vjetër. Kthen sytë nga "Serbia Bregdetare"

Postuar në 13 Shkurt, 2020 14:00

Mediat serbe, të deklaruara edhe si liberale, po shkruajnë këto kohë gjerësiht për situatën në Mal të Zi. Kanë lënë Kosovën pak mënjanë, e kanë harruar si pa dashje Serbinë e Vjetër, për t’i kushtuar vëmendje Serbisë Bregdetare siç ndoshta imagjinojnë se është Mali i Zi. Ligji për lirinë fetare, miratuar së fundmi, ka vënë në lëvizje Beogradin zyrtar që sheh te të drejtat e Kishës Orthodhokse Serbe mundësi të ushtrimit të interesave të veta.

Situata në Ballkan është e trazuar -, citohet kryeministrja serbe, Ana Brnabiç. Sipas saj, presidenti Alexander Vuçiç ka ftuar serbët e Malit të Zi dhe Republikës Srpska në Beograd për të shqyrtuar mundësinë e ndihmës së tyre.

Çdo destabilizim në rajon mund të vërë në diskutim zhvillimin tonë të shpejtë. Serbia luan kartën e stabilitetit dhe ekuilibrit, jo sepse ne kemi një zemër të madhe, por sepse është në interesin e qytetarëve tanë

ka shtuar ajo.

Agjencia B92 citon edhe një teolog kroat që ka zhvilluar një leksion në Lubjanë me titull: Marrëdhëniet mes shtetit dhe kishave/komunitetev fetare në Ballkanin Perëndimor.

Sipas këtij toelogu, veprimet e autoriteteve malazeze cenojnë të drejtat e njeriut, Konventën Europiane dhe Kushtetutën malazeze.

Unë besoj se ky është një precedent, nëse aplikohet në vende të tjera kërcënon që të shndërrohet në burim permanent tensioni dhe konflikti duke kërcënuar Kishën Ortdhodhokse Serbe në Kosovë

ka deklaruar Pilsel.

Sipas tij marrja e pronave Kishës po bëhet nga Milo Gjukanoviç që po kërkon të shmangë burgosjen e vet, por pa sqaruar sesi këto dy gjëra lidhen me njëra-  tjetrën. Vetë Gjukanoviç ka komentuar se ligji për lirinë fetare vendos të drejtën e ekzistencës për Kishën Orthodhokse të Malit të Zi, që nuk njihet ende nga kishat e tjera. Sipas tij një shtet më vete ka një kishë autoqefale dhe një gjë e tillë po vihet re në Maqedonin e Veriut apo Ukrainë.

Këto lëvizje në vetvete përfaqësojnë aktin e fundit të shkallmimit të ekuilibrit të imponuar pas LIIB dhe sidomos pas vdekjes së Josip Broz Titos, kohë kur Serbia mëtoi dominim absolut në hapësira që i konsideron të vetat. Mali i Zi është një vend anëtar i NATO-s dhe ka histori shtetformimi më të hershme sesa Serbia, por mbi të gjitha në shekullin e 21-të liria për të jetuar pa konsensusin e Serbisë është diçka e vetëkuptuar dhe krejt e natyrshme.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.