Çështja është të marrim vesh zyrtarisht a je apo jo për në Burg?

Postuar në 12 Shkurt, 2020 21:53

Teksa fliste sot në Parlament për paketën anti-KÇK, kryeministri në një moment iu drejtua përfaqësuesve të opozitës me fjalët: 

E di që doni të më shihni në burg…

Nuk dihet në fakt nëse ajo që quhet opozitë, jashtë e brenda Parlamentit do ta shohë kryeministrin aktual në burg. Por edhe sikur kjo nuk ka rëndësi, sepse dëshira për ta parë dikë në pranga nuk përputhet shpesh me fajësinë e tij. 

Një pjesë e shqiptarëve donin të shihnin në burg bllokmenët, pastaj Sali Berishën e të tjerë. Po as në rastin e parë dhe as në të dytin nuk pamë drejtësi, apo burg meritokratik nëse mund të themi. 

Ndaj z. Rama luan me cinizëm kur shprehet kështu sepse e di se nga klasa e tanishme politike askush nuk do ta fusë në burg. 

Këtu çështja është tjetër dhe atë mund ta shtrojmë me pyetjen: A është kryeministri i tanishëm për Burg? 

Nuk e dimë. Por organet e reja të drejtësisë, nëse do të jenë ato që propagandohen do mund të thonë një fjalën e tyre. Ndoshta dikur. Potenciali i burgosjes – së drejtë- në këtë sistem nuk lidhet me dëshirat, por me standardin e drejtësisë. Në një drejtësi tjetër, ndoshta z. Rama nuk do kishte guxuar ta bënte këtë lloj shakaje. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.