Raporton RTSh/Në Korçë po presin pemtoret. Në Korçë po i modernizojnë pemtoret

Postuar në 11 Shkurt, 2020 17:59

RTSh- Korça raporton sot se fermerët në Fushën e Korçës kanë krijuar ferma shembullore dhe pemtore moderne mollësh. Lajmi ofron pamje dhe merr prononcimin e një specialisti që thotë se pemtoret e reja po bëhen me standarde.

Problemi këtu është se pak ditë më parë i njëjti televizion raportonte se në Devoll pemtoret po i sharrojnë. Fermerët ankoheshin se nuk ka treg dhe me motosharrë në dorë prisnin degët. Në rivalitet mes progresit dhe regresit janë Polena me Vranishtin, që po të shohësh në hartë i ndan një mal a një kodër. Vranishti nuk shet, Polena po. Vranishti po i pret pemtoret, Polena po i bën moderne. Nga buron ky polarizim në zhvillimin e molltarisë në Korçë?

Këtë RTSh-ja nuk e thotë. Ajo nuk dihet për ç’arsye pas lajmit të keq jep lajmin e mirë. Mbetet vetëm të na serviret një kronikë që shtron pyetjen se pse në iks fshat nuk po mbjellin mollë fare.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.