Plani Schauble-Varoufakis/80 miliardë euro që Greqia të linte BE-në

Postuar në 11 Shkurt, 2020 13:57

Ish-ministri grek i Mbrojtjes në qeverinë e Alexis Tsipras, Panos Kammenos ka deklaruar në një intervistë të dhënë së fundmi për televizionin ANT1 se mes Gjermanisë dhe Greqisë pati një akord për daljen e kësaj të fundit nga Bashkimi Europian.

Varoufakis ra dakord me Schaueble që të merrte 80 miliardë euro dhe linte Eurozonën. Ai ndoqi linjën e Schauble

ka thënë Kammenos.

Sipas tij ishin amerikanët dhe francezët që shpëtuan Greqinë nga Grexit dhe lëvizjet e ish-ministrit të Financave dhe homologut të tij gjerman. Sipas Kammenos ishte ky moment që përcaktoi kalimin drejt zgjedhjeve të parakohshme. Mirëpo këto pretendime janë hedhur poshtë nga Varoufakis që e ka quajtur ish-ministrin e Mbrojtjes një shpifës profesionist.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.