Autoritetet malazeze ndalojnë hyrjen në Mal të Zi të një delegacioni serb me uniformë ushtarake

Postuar në 11 Shkurt, 2020 13:18

Autoritetet malazeze kanë ndaluar hyrjen e një delegacioni ushtarak serb të drejtuar nga ministri i Mbrojtjes, Alexander Vulin.  Delegacioni ishte me veshje ushtarake dhe mendohej të vendoste një kurorë në Kolasin, pranë monumentit të Pavle Bulatoviç.

Mediat raportojnë se autoritetet kishin dhënë lejen fillimisht, por mandej i komunikuan ambasadorit serb në Podgoricë, Vladimir Bozoviç, se leja nuk ishte më e vlefshme.

Vetë Vulin ka mohuar të jetë ndaluar, por ka pranuar se një delegacion serb nuk është lejuar të hyjë në Mal të Zi.

Tensionet mes të dyja vendeve janë shtuar së fundmi pas angazhimit të Kishës Orthodhokse Serbe në Mal të Zi kundër ligjit për lirinë fetare. Në përgjithësi kjo kishë çon përpara interesat e shtetit serb dhe ka përplasje së fundmi për pronat e saj. Ajo ka organizuar madje edhe një protestë kundër ligjit  në fjalë, ndërkohë që mediat serbe shkruajnë së fundmi “për rrëzimin e regjimit” në Mal të Zi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.