Në kërkim të një marrëveshjeje detare me Izraelin si ajo me Libinë

Postuar në 10 Shkurt, 2020 23:19

Turqia e Recep Tayyip Erdogan është duke kërkuar rrugët e një marrëveshjeje detare e Izraelin. Në një opinion publikuar në qendrën studimore izraelite, Besa Center, kolumnisti Burak Bekdil shkruan se memorandumi me Libinë është një model të cilin Ankaraja po synon ta aplikojë edhe me TelAvivin. 

Bekdil vë në dukje se ulja e toneve ndaj Izraelit erdhi pasi Turqia publikoi marrëveshjen me Libinë dhe mirëtoi në Parlament mocionin për dislokim trupash në këtë vend. Një tjetër analist turk, Sinan Uglen shpjegon se pas kësaj që po ndodh është reflektimi mbi politikën e jashtme të deritanishme. 
Mbështetja pa kushtëzim e Vëllazërisë Myslimane çoi në ftohje në raportet me Egjiptin dhe Izraelin duke provokuar krijimin e një blloku vendesh kundër saj. Sipas Uglen, për Erdoganin marrëveshja me Libinë është një formulë për të thyer izolimin e Turqisë dhe të fitojë mbështetje për kërkesën turke për ndarje të barabartë të burimeve në Mesdheun Lindor.

Kjo mënyrë të menduari dhe vepruari thuhet se ka për autor kundëradmiralin Cihat Yaycı, shef i Marinës turke, por plani i tij pati zbatim sepse u kuptua shpejt dhe u miratua nga Erdogan. 

Tani duhet të ndërmarrim edhe një hap tjetër shumë të rëndësishëm. Ne duhet të firmosim me Izraelin sa më shpejt të jetë e mundur të njëjtën marrëveshje që firmosëm me Libinë. Ky hap duhet marrë patjetër

citohet të jetë shprehur Yaycı. 

As Turqia dhe as Izraeli nuk e kanë firmosur Konventën e Detit dhe aktualisht BE-ja e ka refuzuar ta njohë si të ligjshme marrëveshjen e Turqisë me Libinë. 

Por atë e bën të mundshëm interesi ekonomik. Sipas diplomatëve turq, pala izarelite nuk e dëshiron shumë projektin e EastMed për shkak të kostove dhe për arsye se rruga turke e gazit është më e lirë për TelAvivin. Për këtë arsye qetësimi i ujërave mund të hapë rrugën për marrëveshje çka patjetër do të shënonte goditje të madhe për politikën e jashtme greke. 

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Nenshkrimi i paktit detar midis Turqise dhe Libise per njohjen e vijes kufizuese detare midis te dy vendeve, nuk ka nevoje njohjen nga BE pasi edhe Franca me Italine kane nenshkruar nje pakt te tille me Libine dhe kur e shkruan kete pakt nuk u konsultuan as me BE e as me fqinjet e tjere te mesdheut qe nuk Jane ne BE.
Sic e ka shprehur ministrit turk i marredhenieve me jasht M Cavusoglu: "pretendimet dhe kerkesat e BEse ne ceshtjen e vijes detare... jane nul per Turqine"!
Tashme politika destruktive d Frances ne Mesdhe dhe posacerisht ne Libi njihet hapur, po ashtu edhe turkofobia e Frances dihet dhe njihet mire nga Ankaraja.
Cdo marreveshje qe behet, nenshkruhet per perfitime ekonomike, pak a shume Israeli pa marreveshje md Turqine do te ngeli i bllokuar ne Mesdhe pasi vija e vogel bregdetare e ketij vendi nuk i lejon asnje rol te rendesishem ne lundrime dhe manovra detare.

Submitted by marko (not verified) on

Nuk ka asnje reagim te BE per paktin detar te Turqise me Libine. Pervec deklaratave te zbehta te shteteteve te vecanta me ne krye Francen, nuk ka ndonje deklarate te BE qofte pro, qofte kundra paktit. Greqia u shpreh se do vinte veton per kete deklarate, po kjo eshte krejt e pakuptimte, pasi BE, ku greqia ka te drejte vetoje, nuk ka ndonje fuqi per te miratuar apo hedhur poshte kete pakt.
Aktualisht me gjithe retorikat turke, shkembimi tregtar eshte rritur mes Turqise dhe Izraelit. Po ashtu, nveli i turisteve izraelite, ka kaluar nivelin e para atentateve terroriste ne Turqi.
Kundershtimi i forte turk i planit Trump per paqen, gjithsesi nuk pritet te ndikoje ne marredheniet ekonomike te dy vendeve.
Asnje zyrtar turk nuk eshte prononcuar deri tani, por pare ne kete kuader, nuk do ishte ndonje e papritur e madhe qe dicka e perafert me Libine te firmosej edhe me Izraelin. Padyshim kjo do i interesonte Izraelit, si prodhues, po aq i intereson edhe Turqise si konsumator shume i madh.
Ne kete rast e humbura e madhe do dilte Greqia, qe praktikisht ne te gjithe projektin e gazsjellesit kontribuon me pak nga te gjithe.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.