Erdogan: Nuk do ta pranojmë kurrë planin e paqes së Trump

Postuar në 09 Shkurt, 2020 17:44

Turqia zyrtare është pozicionuar hapur kundër të ashtuquajturit Marrëveshje të Shekullit e që është plani I propozuar nga presidenti amerikane, Donald Trump për paqen izraelito-palestineze. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan ka deklaruar përmes një fjale të dedikuar për konferencën ndërparlamentare për Platformën e Jeruzalemit në Kuala Lumpur se Ankaraja zyrtare nuk do të lejojë në asnjë mënyrë që paqja në rajon të vihet në pikëpyetje nga lëvizje të këtilla.

Ne nuk e njohim këtë plan, që nënkupton aneksimin e tokave palestineze, që shkatërron tërësisht palestinën dhe kap plotësisht Jeruzalemin.  Ne nuk e pranojmë në asnjë mënyrë këtë përpjekje, që pranon zgjidhjet e dy shteteve në dukje, por që në të vërtetë nënkupton legjitimimin e pushtimit izraelit nën mandatin e administratës amerikane

shprehet Erdogan.

Ai ka vazhduar më tej duke vënë në dukje qëndrimin turk që sipas tij e kundërshton pa asnjë ekuivok marrjen e Jeruzalemit nga Izraeli. 

Dua ta ritheksoj se Jeruzalemi është vija jonë e kuqe. Si vende myslimane, përgjegjësia jonë më e rëndësishme në këtë process është mbrojtja e xhamisë Al-Aqsa, ruajtja e Jeruzalemit si simbol I paqes dhe mbrojtja e të drejtave të palestinezëve

vijon presidenti turk.

Turqia hyn ndër vendet që e kanë kundërshtuar që në fillim planin e paqes së Trump, përkundrejt miratimit të tij nga disa vende arabe.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.