Qeveria nxjerr shifrën zyrtare të dëmeve nga tërmeti i 26 nëntorit: 985 milionë euro

Postuar në 05 Shkurt, 2020 12:17

Qeveria shqiptare ka publikuar sot shifrën zyrtare të dëmit të përllogaritur prej nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Sipas grupit të punës që është marrë me këtë çështje dëmi përllogaritet në 985 milionë euro, ndërkohë që për rimëkëmbjen nevojiten 1 miliardë e 76 milionë euro.

Këto dëme ndahen në 843.9 milionë euro asete fizike të shkatërruara dhe 141.2 milionë euro humbje për 11 490 njësi banimi që janë të prishura ose të shkatërruara plotësisht dhe 83 745 njësi banimi të prishura pjesërisht ose lehtë.

Dëmet konsiderojnë edhe 321 institucione arsimore, 36 qendra shëndetësore, 43 ndërtesa qeveritare të administratës lokale, 2 argjinatura lumenjsh, 1 digë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.