Polonia njofton nisjen e punës më 2021 për ndërtimin e një centrali bërthamor

Postuar në 05 Shkurt, 2020 15:43

Polonia deklaron se do të ndërtojë së shpejti një central bërthamor për realizimin e të cilit është në bisedime me SHBA, Francën dhe Japoninë. Zëdhënësi i qeverisë Piotr Müller, deklaroi në një intervistë se veprimet për finalizimin e projektit mbyllen vitin që vjen dhe se ndërtimi do të zgjasë dhjetë vjet.

Qeveria polake nuk ka vendosur ende nëse do të ndërtojë një reaktor të vogël apo të madh, por sipas Piotr Naimski, përfaqësuesi kryesor i Varshavëz për infrastrukturën strategjike energjetike, ka sqaruar se prodhimi i energjisë përmes reaktorëve bërthamorë do të mbulojë 20% të nevojave duke nisur nga viti 2045.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.