Incident gjatë fjalimit të Trump në Kongres(video)

Postuar në 05 Shkurt, 2020 12:55

Presidenti amerikan Donald Trump nuk ka munguar të japë një tjetër shfaqje personale teksa në seancën e zhvilluar me rastin e fjalës së tij drejtuar Kongresit. Në momentin e dorëzimit të fjalimit të tij drejtueses së seancës, demokrates Nancy Pelosi dhe zv.presidentit Mike Pence, Trump ka refuzuar ose nuk ka parë në të ëvrtetë dorën e zgjatur të Pelosit duke krijuar ilaritet në sallë.

Në fund të fjalimit Pelosi është parë të grisë fjalimin e Trump dhe siç raporton CNN, njerëz pranë saj kanë pranuar se demokratja ka qenë e irrituar nga veprimi i presidentit.

Në fjalën e tij Trump ka sfiduar legjislativin amerikan që ka nisur procedurat për impeachment duke folur për një situatë shumë të mirë në SHBA, ku sipas tij punësimi është rritur, besimi është rikthyer dhe ekonomia është rigjallëruar.

Pelosi është shndërruar në thuajse një armike personale e Trump dhe qëndron në krye të nismëtarëve për shkarkimin e tij me qëndrime, prononcime dhe komente që në të vërtetë pasqyrojnë një Amerikë të ndarë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.