Gjermania financon ndërtimin e shtëpive për sirianët e zhvendosur në Idlib

Postuar në 05 Shkurt, 2020 12:39

Larg sirianët nga Europa. Çdo emigrant i mundshëm po duket i tepër në kontinentin e vjetër, i kapur në rreth vicioz nga pretendimet për demokraci liberale dhe frikës së të huajve që emigrojnë për arsye ekonomike. Për të ndalur lëvizjen drejt perëndimit duket se ka nisur financimi në vendet e krizës. Kështu mediat turke shkruajnë se Gjermania ka akorduar 25 milion euro për ndërtimin e shtëpive në Idlib, pjesën siriane me synim akomodimin e sirianëve të zhvendosur.

Fodni do t’i kalojë Gjysmëhënës së Kuqe që po ndërton tanimë shtëpi për civilët e larguar ndërkohë që vetë Turqia ka marrë zotimin të ndalë fluksin migrator. Mediat po ashtu shtojnë se Erdogan e ka trajtuar këtë çështje me kancelaren Merkel në datën 4 shkurt, pra dje, përmes një telefonate të përbashkët. Problemi i sirianëve mbetet aktual pasi sipas vlerësimeve të OKB-së, rreth 700 mijë sirianë janë drejtuar kufirit turk për shkak të fushatës ushtarake të regjimit të Assad që mori Halepin dhe Idlibin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.