Akuza e opozitarit rus Navalny: Kryeministri i ri i Rusisë ka pasuri 45 mln $. Ka deklaruar vetëm 3.4 milionë

Postuar në 29 Janar, 2020 10:56

Një ndër përfaqësuesit kryesorë të opozitës ruse, Alexei Navalny, ka akuzuar kryeministrin e ri të Rusisë, Mikhail Mishutsin se zotëron një pasuri prej 45 milionë dollarësh në pasuri të patundshme. Sipas Navalny-t kryeministri rus ka tetë apartamete, shtëpi dhe pasuri të tjera nën emrin e bashkëshortes së vet, dy djemve dhe motrës së tij.

Mishustin e di mirë si të gjithë se nga këndvështrimi i tatimorit ky quhet “transaksion i rremë kriminal”. Korrupsion klasik

është shprehur Navalny.

Të dhënat zyrtare flasin për një pasuri prej 3.4 milionë dollarësh të Mishutsin mes viteve 2010-2018, kohë kur ishte në krye të shërbimit të taksave, ndërkohë që kritikë të regjimit shtrojnë pyetjen sesi arriti e shoqja e tij, Vadlena Mishutsina të fitojë 789 milionë rubla(12.5 milionë dollarë) për 9 vjet pas ndonjë aktivitet të njohur biznesi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.