Johnson kufizon Huawei-n, por nuk e përjashton nga rrjeti 5G në Britaninë e Madhe

Postuar në 28 Janar, 2020 14:48

Britania e Madhe ka vendosur një linjë të mesme në raport me kompaninë kineze Huawei dhe instalimin e rrjetit 5G. Kryeministri Boris Johnson ka deklaruar se “shitësit me rrezik të lartë” do të përjashtohen nga pjesa më sensitive e rrjeteve dhe do të lejohet vetëm përfshirja e tyre në 35% të pjesët më pak të ekspozuara.

Kjo është një zgjidhje specifike për arsye specifike britanike dhe vendimi ka të ëbjë me sfidat që përballemi tani

citohet sekretari për Komunikimin, Nicky Morgan pas një takimi të Këshillit të Sigurisë.

Mediat shkruajnë se ky vendim është marrë për të kënaqur presidentin amerikan Donald Trump që sheh te penetrimi i Huaweit në një sektor me shumë rëndësi, synime strategjike të Pekinit. Nga ana e vet kompania kineze është shprehur e kënaqur me vendimin duke cilësuar se ai konfirmon mundësinë e bashkëpunimit me klientët për rrjetin 5G.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.