Arabia Saudite njofton ndërprerjen e financimit të xhamive jashtë territorit të vet

Postuar në 27 Janar, 2020 02:21

Arabia Saudite ka deklaruar ndërprerjen e financimeve për ndërtimin e xhamive jashtë territorit të saj. Lajmin e ka përcjellë një media në gjuhën arabe, arabi21.com, që citon ish-ministrin saudit të Drejtësisë, Mohammed Bin Abdul-Karim Issa. Middle East Monitor referon nga ana e vet gazetën zvicerane, Le Matin Dimanche, që shkruan se Arabia Saudite do të krijojë këshilla lokalë për çdo xhami, në bashkëpunim me autoritetet lokale të vendeve përkatëse në mënyrë që të dorëzojë këto xhami “në duar të sigurta”. 

 Ka ardhur koha që të dorëzojmë xhaminë e Gjenevës te një këshill administrativ zviceran që përfaëson myslimanët e zonës. Do të ketë edhe një klerik të zgjedhur

citohet të jetë shprehur ish-ministri.

Sipas tij një veprim i tillë do të ndiqet për të gjitha xhamitë në mbarë botën, të cilat janë financuar, apo janë  nën kontrollin e saj. Ish-ministri ka sjellë arsye të sigurisë për këtë vendim të Riadit. 

Zyrtari saudit ishte në Auschwitz, në krye të një delegacioni që mori pjesë në përkujtimin e 75-vjetorit të çlirimit të kampit ku ka nderuar viktimat hebreje. Sinjalizohet kështu një ndryshim kursi nga Arabia Saudite e cila deri më sot ka ndjekur politikë më konservatore. 

Duhet thënë se problemi i xhamive jashtë kontrollit është i pranishëm edhe në Shqipëri. Nuk ka shifra zyrtare por mendohet se në mbarë vendin janë disa dhjetëra xhami(89 numri i fundit i raportuar) që nuk kontrollohen nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.