ShBA po tërhiqet ngado, përveç “reformës në drejtësi” në Shqipëri

Postuar në 24 Janar, 2020 21:25

Me mbërritjen në Tiranë të ambasadores së re të ShBA, ambasada e këtij vendi ka rinisur ritualin e postimeve për reformën në drejtësi.

E dini se çfarë ju nevojitet për të aplikuar për pozicionin e drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit? Integritet, përvojë profesionale dhe aftësi udhëheqëse.
Çdo person që plotëson kriteret minimale të përcaktuara nga ligji i SPAK, mund të aplikojë për këtë pozicion.
Bëni përpara dhe aplikoni tani! Kjo është mundësia juaj për të shkruar historinë

shkruan Ambasada në faqen e vet në Facebook. 

Teksa sheh sesi ShBA po tërhiqet nga Kosova, nga Siria, Libia, dhe nga Ukraina, mbetet e pashpjegueshme këmbëngulja e saj për reformën në drejtësi në Shqipëri. 

Dikush thotë se kjo reformë është interes strategjik i ShBA-ve, por pa shtuar ndonjë gjë më tej në këtë kuadër. 

Ka diçka që nuk përputhet mes rëndësisë së Shqipërisë dhe interesave të ShBA siç perceptohen ato në përgjithësi. Me aq sa mund të kuptohet nga veprimet zyrtare, Shqipëria i intereson amerikanëve për çështjen e muxhahedinëve, por asgjë nuk justifikon këtë lloj investimi, i cili përmbi të gjitha nuk po ka sukses. 

Reforma në drejtësi ka kaluar në duart e tre ambasadorëve, por asgjë nuk duket në horizont veç asaj që tashmë është konsumuar: pastrimit të organit të akuzës. Për qëllime që asnjë qytetar normal nuk i kupton dot. Por ndoshta kështu janë edhe interesat e një vendi të madh, të pakuptueshme, edhe pse ndonjëherë ato që duken si strategji janë vendime burokratësh që duan të rrisin rëndësinë e tyre në departamentet përkatëse.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.