Arrin në 9 numri i viktimave të virusit në Kinë

Postuar në 22 Janar, 2020 14:27

Virusi i ri që ka shpërthyer në Kinë ka rënduar bilancin e viktimave që kanë arritur në nëntë mes 470 rasteve të konfirmuara.

Infeksioni mendohet se ka ardhur nga kafshët dhe tashmë është konfirmuar se kalon edhe nga njeriu te njerit. Virusi i ngjan SARS-it të vitit 2012 dhe jep një formë pneuomonie me pasoja fatale. Mediat vënë në dukje se këtë herë Kina ka vendosur të raportojë në mënyrë të rregullt për atë që po ndodh, në ndryshim nga skereti me të cilin u mbulua SARS.

Deri në këtë moment raportohet se virusi është përhapur në Pekin. Shangai, Makao dhe Hong Kong, ndërkohë që jashtë vendit është shfaqur në Tajlandë, SHBA, Tajvan, Kore e Jugut dhe Japoni. Simptomat përfshijë ndër të tjera temperaturë, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.