Vrasja e Soleimanit, në shkelje të ligjit ndërkombëtar

Postuar në 17 Janar, 2020 10:53

Vrasja e gjenerakut iranian Qasem Soleimani ishte një akt në shkelje të ligjit ndërkombëtar. Kështu shkruan në Neë York Times ish-prokurori i gjyqit të Nurembergut, Benjamin Ferencz, sipas të cilit publikut i duhet sqaruar arsyeja e vrasjes.

Administrata amerikane njoftoi së fundmi se me urdhër të Presidentit, SHBA ka nxjerrë jashtë loje(që në të vërtetë do të thotë ka vrarë) një lider të rëndësishëm ushtarak të një vendi me të cilin ne nuk jemi në luftë. Si një i diplomuar në Shkollën e Ligjit në Harvard që ka shkruar gjerësisht për këtë subjekt, unë e shoh këtë veprim imoral si një dhunim të ligjit kombëtar dhe ndërkombëtar. Publiku ka të drejtë ta dijë të vërtetën. Karta e OKB-së, Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve dhe ajo e Hagës janë anashkaluar. Në botën e sotme të hapësirës kibernetike, të rinjtë kudo janë në rrezik vdekjeprurës, rrezik që mund të neutralizohet vetëm nëse ne ndryshojmë zemrat dhe mendjet e atyre që duket se preferojnë luftën ndaj ligjit

shkruan Ferencz.  

Argumenti përkon me një debat që është hapur së fundmi mbi të drejtën e një shteti për të vrarë një njeri me një urdhër ekzekutiv. Irani nga ana e vet ka deklaruar se do të ndjekë rrugën ligjore ndaj SHBA për vrasjen e Soleimanit dhe një gjë e tillë dikur do të kërkojë zbardhjen e urdhërave të dhëna nga Trump.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.