2100/11 miliardë njerëz me kërkesë 80% më shumë kalori për çdo individ

Postuar në 16 Janar, 2020 13:45

Demografia, burimet ushqimore dhe klima janë problemet kryesore me të cilat duket se njerëzimi do të përballet këtë shekull. Një arsye që e bën real skenarin e një krize që bashkon këta element është parashikimi për shtimin e popullsisë. Në vitin 2011 njerëzimi mendohet të arrijë në 11 miliardë njerëz, një shifër që është shqetësuese për nga perspektiva e ndarjes së burimeve nëse e krahasojmë me problemet e tanishme kur njerëzimi është 7.5 miliardë njerëz.

Një studim i revistës “PloS One” ka marrë në konsideratë karakteristikat e zhvillimit trupor dhe mendor të njeriut duke sugjeruar disa skenarë që lidhen direkt me nevojat e shtuara për kalori për çdo individ. Përveç shtimit të popullsisë, mirëqenia e përgjithshme ka çuar në ndryshime të mëdha në gjatësinë mesatare, por edhe në peshë trupore. Kjo do të thotë se në krahasim me të shkuarën çdo individ do të konsumojë më shumë kalori, do të kërkojë pra më shumë ushqim.

Studimi ka marrë katër skenarë për vitin 2100: situatë e pandryshuar, rritje vetëm e peshës, rritje vetëm e gjatësisë, rritje e të dyjave. Të gjitha në gërshetim me shtimin e sigurtë të popullsisë globale. Nëse pesha trupore mesatare do të mbetet e pandryshueshme, atëherë mes viteve 2010-2100 nevoja për kalori do të rritet me 61.05%, vlerë që i duhet shtuar një tjetër prej 18.73% nëse do të ketëvetëm rritje gjatësie por jo peshe. Në skenarin në fjalë përllogaritet se çdo qenie njerëzore do të ketë nevojë për 253 kalori më shumë që është e barabartë me dy banana të mëdha apo një racion patatesh të skuqura në ditë.

Kërkesa për ushqim do të godiste kryesisht zona të caktuara të Afrikës Subsahariane që përjetojnë rritje të shpejtë të popullsisë. Kjo prirje në rritjen e popullsisë dhe karakteristikave të përgjithshme të saj po injoron një ndër problemet më të mëdha të së nesërmes: çmimin e ushqimit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.