Dorëhiqet qeveria ruse. Putin orienton vendin drejt referendumit për ndryshime kushtetuese

Postuar në 15 Janar, 2020 14:59

Qeveria ruse ka dhënë dorëheqjen. Kështu njofton agjencia shtetërore TASS, sipas së cilës presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin ka falenderuar kryeministrin e larguar, Dimitry Medvedev.

Për sa më përket, dua të falenderoj të gjithë ëpr çdo gjë që është bërë në këtë fazë të punës sonë të përbashkët, dua të shpreh kënaqësinë për rezultatet e arritura. Jo çdo gjë është bërë, por asnjëherë nuk realizohet gjithçka

citohet Putin.  

Ndërkohë njoftohet se Putin ka thirrur një referendum për miratimin e ndryshimeve kushtetuese që do të transferojnë më shumë pushtet te kryeministri dhe Parlanmenti teksa sipas disa zërave ai priet të zgjasë qëndrimin në pushtet pas përfundimit të mandatit. Një ndryshim i tillë u bë dy vjet më parë në Turqi, ku Erdogan mori pushtete të mëdha me referendum.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.