Zilia e një ish-kryeministri për një kryeministër

Postuar në 14 Janar, 2020 18:12

Sot ish-kryeministri Sali Berisha shkruante në Facebook se me largimin e Ramës nga drejtimi i OSBE-së, imazhit të Shqipërisë i është dhënë një goditje për shkak të korrupsionit qeveritar. Shkruan ndër të tjera z. Berisha:

Miq, per here te pare ne ekzistencen e OSBE nje vend detyrohet te emeroje de facto nje minister te jashtem te vecante si kryesues radhe pasi ministri kushtetues i vendit refuzohet, nuk pranohet nga vendet anetare per shkak te mos kalimit te vetingut nderkombetar nga ana e tij. Edvin Mafine e rrezuan si kryesues te radhes te OSBE, nje dhurate kjo 100% e qeverise se meparshme sipas nje vendimi unanim te kesaj organizate te vitit 2006, per shkak te lidhjeve te tij me krimin, drogen, vjedhjet etj etj.

Miq, ky vendim eshte akti me poshterues qe eshte marre ndonjehere ndaj ndonje ministri te jashtem ne historine e OSBE. Sigurisht qe kjo eshte nje damke e madhe edhe per Shqiperine, delen e zeze te Europes. Ne te vertet ky eshte nje poshterim edhe me i madh se sa ndeshkimi i M V per te mos e lene vetem Shqiperine pa hapjen e negociatave

Mirëpo fotografia dhe lajmet për z. Rama shfaqen në faqen zyrtare të OSBE-së. Z. Rama vazhdon të quhet si Chairperson in Office, ndërkohë që Ditmir Bushati të cilit i referohet z. Berisha ende nuk dihet se çfarë do të bëjë. Sot ka qarkulluar një shkrim i A2 CNN sipas të cilit Bushati do të jetë pak a shumë një zëdhënës i z. Rama për të gjitha çështjet. Ndaj qasja e z. Berisha ngjan disi jashtë konteksti edhe pse ish-kryeministri nuk përjashtohet që të ketë informacione të cilat nuk i dimë.

Deri në këtë moment, ajo që acaron kampin opozitar është lehtësia me të cilën z. Rama përdor gjithkënd që i del kundër, që duhet njohur se është aftësi jo pa rëndësi. Z. Berisha ka detyruar shumëkënd, ka imponuar vullnetin e vet, ka urdhëruar, madje edhe ka përdorur me kurthe. Por përdorim kaq lisho nuk ka patur. Z. Bushati ka zhgënjyer pritmëritë e gjithkujt duke bërë atë që kanë bërë të gjithë socialistët: e shohin partinë si hyrje(siç thuhej dikur) 2+1 me pamje nga deti. Aty nis historia. As e shesin, as e japin me qira. Thjesht afeksionohen thellësisht ndaj edhe emocionet ndaj saj janë me të vërtetë autoktonte. Është një martesë që e përjashton divorcin në çdo imagjinatë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.