Nuk flitet më për hakmarrje, por për negociata

Postuar në 13 Janar, 2020 01:22

ShBA dhe Irani janë duke kërkuar mundësinë e negociatave pas konsumimit të akteve ushtarake. Vrasja e gjeneralit Soleimani ka prodhuar shumë skenarë dhe ka hapur disa dritare. Presidenti amerikan Donald Trump ka përsëritur fjalën negociata në një postim të vetin në tuiter duke mbajtur gjithësesi të ngritur presionin. Trump kujtoi se këto negociata do të kërkohen nga Irani tani që sipas tij protestat e kanë gjunjëzuar vendin. 

Mirëpo kjo është herët të thuhet, në mos spekullim. Irani ka parë edhe më herët protesta që aspironin ndryshim regjimi, por kjo gjë nuk ka ndodhur. Ndaj duket se protestat e tanishme janë më shumë një mjet presioni dhe levë negociimi në kushtet kur presidentit amerikan i duhet një zgjidhje e krizës për ta shitur atë si arritje. Trump luan me të pamundurën dhe maksimumin e kësaj loje e arriti në takimin me liderin koreanoverior. 

Nga ana e vet pala iraniane ka hequr dorë nga kërcënimi për hakmarrje duke këmbëngulur për largimin e trupave amerikane nga rajoni. Në Irak parlamenti votoi një rezolutë që kërkon largimin e trupabe të ShBA, por media të ndryshme bëjnë me dije se kryeministri në detyrë, Abdul Mahdi, po përpiqet që ato të qëndrojnë. Jepen shumë arsye për këtë.

Së pari është balanca e fuqisë, së dyti nevoja për sigurinë dhe së treti ruajtja e stabilitetit. Edhe milicitë filoiraniane kan nevojë për praninë ushtarake amerikane kundër ISIS-it, por në parim Irani po shet te vendimi i Parlamentit iraken një arritje strategjike. Për momentin ShBA nuk ka pranuar të largojë trupat dhe skenari më i mundshëm është që Mahdi të kërkojë qëndrimin e tyre me mision trajnimi, pa urdhër angazhimi në betejë. 

Të dyja palët po përshtaten me mjetet që disponojnë por për momentin Irani nuk po luan me zjarrin në zonat që kontrollon. 

Që vrasja e Soleimanit u interpretua në disa mënyra kjo flet sa për mosbesueshmërinë e versionit zyrtar amerikan, aq edhe për lloj lloj skenarësh të tjerë. Por deri në ukjen në tryezë ka ende kohë. Është e paimagjinueshme që Irani të pranojë të ulet pa qetësimin e protestave dhe duke lënë jashtë Europën, ndërkohë që Trump kërkon shoun e vet. E vetmja gjë e sigurtë është se vrasja e Soleimanit nuk solli mobilizimin ushtarak, por mobilizimin e politikës. Të paktën deri më tani. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.