M. e Jashtme refuzon informimin mbi deputetët, ish-deputetët dhe familjarët e tyre me pasaportë diplomatike

Postuar në 11 Janar, 2020 15:46

Ministria e Jashtme e Shqipërisë refuzon publikimin e listës emërore të deputetëve dhe ish-deputetëve si dhe familjarëve të tyre që aktualisht zotërojnë pasaportë diplomatike nga MEPJ për shkak të funksionit parlamentar dhe ligjit mbi statusin e deputeti. Ky ka qenë objekti i një kërkese pranë kësaj ministrie nga Instituti i Studimeve Politike, kërkesë e cila është refuzuar me arsyetimin se cenon të drejtat e subjekteve të ligjit “Për mbrojtjen e të dhënave personale”. 

vendimin e publikuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale sqarohet procedura e ndjekur ku mes të tjerave vihet në dukje se Koordinatori për të Drejtën e Informimit në MEPJ, ka shkelur në disa raste afatet. Argumenti i Ministrisë së Jashtme në refuzimin e kërkesës ishte ndër të tjera:

Nga ana e vet Komisionieri e ka refuzuar këtë argumentim duke theksuar ndër të tjera se:

Komisioneri ka pranuar ankimin dhe ka urdhëruar Ministrinë e Jashtme që të dorëzojë informacionin e kërkuar nga subjekti përkatës. Po kështu është marrë masë administrative ndaj sekretarit të Përgjithshëm të MEPJ, Armand Skrapi në shumën e 150 000 lekëve duke përcaktuar qartë se në vështrimin e Komisionerit është shkelur e drejta për informim.  Nuk është e qartë nëse palët i janë drejtuar gjykatës për vendimin, por është fakt se MEPJ nuk ka pranuar të japë informacion mbi lëshimin prej saj të pasaportave diplomatike në kushtet kur ka një VKM që ka pezulluar këto dokumente.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.