Itali, hapet debati për revokimin e kontratave koncesionare për autostradat

Postuar në 10 Janar, 2020 11:38

Konçesionet në infrastrukturë duken të blindura nga pikëpamje juridike. Kush është afër qeverisë shqiptare e di shumë mirë se dosjet e këtyre projekteve përgatiten thuajse në pjesën më të madhe nga vetë kompanitë që mandej i fitojnë ato, të cilat vendosin edhe masa mbrojtëse juridike. Mirëpo nuk ka asnjë kontratë që nuk mund të zgjidhet ose nuk rishikohet nëse autoriteti kontraktor do të veprojë në përputhje me interesin publik dhe deyrimet që rrjedhin nga kontrata.

Një shembull vjen nga Italia. Qeveria “Conte” është përfshirë së fundmi në një debat mbi revokimin pse jo të konçesioneve të rrugëve ku kreu I lëvizjes “Pesë Yjet”, Di Maio është zëri më këmbëngulës në këtë drejtim. Kryeministri Conte dhe ministrja e Infrastrukturës, Paola De Michel thuhet se janë në kërkim të një zgjidhjeje që të shmangë revokimin, por tanimë rishkimi i kontratave koncesionare për autostradat nuk diskutohet. Prej kontraktorëve po kërkohjet ulja e tarifave dhe shtimi i investimit në mirëmbajtje.

Kundër idesë së revokimit kanë dalë përfaqësuesit e Italia Viva sipas të cilëve nëse kjo ndodh Italia do të humbasë besueshmërinë ndaj investitorëve të huaj. Një tjetër ide që po diskutohet ëhstë një gjobë maksimale por për Pesë Yjet kjo gjobë, sado e madhe nuk vendos drejtësi për 43 viktimat e urës Morandi në Genova. Kërkesa për ulje tarifash me 5% është refuzuar nga kontraktori sepse efekti financiar u llogarit se do të ishte 3.5-4 miliardë euro.

Por kontraktori ka rënë dakord që për 18 vitet e ardhshme të kontratës do të investojë 13 miliardë euro duke pranuar se deri më tani investimet kanë qenë të pakta dhe asgjë nuk është përmirësuar. U desh sigurisht një aksident që të hapej ky debat, çka dëshmon dështimin tërësor të qeverive për të mbikëqyrur një proces, por edhe një investim.

Në Shqipëri kontratat janë dhënë së fundmi por nëse i besojmë raportimeve të ndryshme ato kanë probleme serioze që në konceptim përderisa p.sh për inceneratorët dhe sterilizimin jepen para përtej parashikimit apo pa bërë punë. Në këtë pikpëpamje çdo qeveri që do të ishte minimalisht serioze e ka shumë të lehtë që në mos të zgjidhë kontratat, të çojë për ndëshkim ligjor firmosësit e tyre, teknikët e grupeve të punës duke dhënë një sinjal të qartë për këdo. Mundësitë juridike ekzistojnë edhe pse asnjë kompani nuk e do qeverinë përballë dhe do të ishte e gatshme të pranonte modifikime. Thjesht përpara se  të shkohet deri aty, në përgjithësi qeveritë blihen.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.