Tallje dhe paralajmërim për JO nga Hollanda: Të gatshëm të asistojmë reformat(të SHBA-BE) në Shqipëri-Maqedoni

Postuar në 09 Janar, 2020 17:51

Shqipëria ka shpenzuar shumë energji dhe ka cenuar stabilitetin e vet me reformën në drejtësi, por kjo përpjekje nuk mjafton. Edhe pse, për aq sa na kanë thënë këtë reformë e kanë mbështetur, madje urdhëruar SHBA dhe BE. Hollanda ka një tjetër mendim. Në një intervistë për portalin kroat Jutarnji, ministri i Jashtëm hollandez, Stephanus Blok ka deklaruar gatishmërinë e vendit të tij për të asistuar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut reformat për sundimin e ligjit.

Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një mundësi të vërtetë për t’u bashkuar me BE-në. Është e rëndësishme që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të procedojnë me reformat e sundimit të ligjit për të cilat Hollanda është e gatshme të ndihmojë në të dyja vendet për këtë proces

citohet ai.

Mirëpo reformat në fakt janë monitoruar nga BE-ja dhe në Shqipëri të paktën reforma në drejtësi është direktivë operative e ambasadës amerikane. Në këtë kuptim i bie që Hollanda të asistojë amerikanët dhe BE-në me një qasje kaq origjinale dhe cinike. Për Shqipërinë Blok ka një dhuratë interesante. Krimi dhe korrupsioni janë pasuri intelektuale ekskluzive e saj si temë diksutimi politik.

Përpara se të hapë negociatat Shqipëria duhet të demonstrojë një angazhim të vërtetë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

tha ai.

Jo-ja është patjetër e sigurtë në maj, ndonëse qeveria Berisha na mësoi se me CEZ dhe avionë standardet e këtyre qibarëve të BE-së blihen kollaj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.