Absurde, qeveria shqiptare i paraprin sistemit ETIAS. Forcon kontrollin në kufi

Postuar në 09 Janar, 2020 17:37

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka lëshuar në datën 20 dhjetor 2019 dy urdhëra të rinj përmes të cilit shtrëngohet regjimi i kontrollit kufitar për shtetasit shqiptarë që udhëtojnë drejtë hapësirës Shengen. Urdhëri nr. 640 rregullon kalimin e të miturve duke parashikuar përveç deklaratave noteriale që tanimë kërkohen rregullisht edhe intervistimin e tye në rastin kur ata nuk shoqërohen nga një prej prindërve.

Urdhëri tjetër përcakton që në titullim kërkesën për shtrëngim të kontrollit kufitar për shtetasit e rritur. Në pikën 3 të këtij urdhëri parashikohet shprehimisht një kufizim i pastër i të drejtës për lëvizjen e lirë:

Nga ana tjetër, qeveria shqiptare parashikon që kërkesat e parashikuara për mjetete financiare dhe ftesat të zbatohen me përpikmëri.

E gjithë kjo shtrëngesë lidhet me udhëtimin drejt hapësirës “Shengen”, një mënyrë e mirë për të nxitur korrupsionin në pikat e kalimit kufitar, apo edhe për të intensifikuar tranzitin nga vendet jashtë “Shengenit”.

Por urdhëri i dytë që konsideron probleme të sigurisë i parakalon në mënyrë absurd dhe jashtë interesit të qytetarëve shqiptare sistemit ETIAS që hyn në fuqi në vitin 2021 dhe që na detyron të gjithëve që të aplikojmë online përpara se të udhëtojmë drejt BE-së. Nga materiali zyrtar sqarohet se kjo bëhet për aspekte sigurie, ndaj është fare e pakuptimtë ky shtrëngim që i jep fuqi punonjësve në pikat e kalimit doganor. Po kështu z. Lleshaj ka detyrimin të sqarojë opinionin se ç’u bë me policët gjermanë, italianë apo francezë që u tha se do të ishin prezentë në pikat e kalimit të Shqipërisë?

Absurdi nuk ndalon me kaq. Shikoni pikën 8, ku Sandër LLeshaj merr masa të mbrojë Europën nga dyndja e shqiptarëve, përmes një parashikimi krejt të pajustifikuar:

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.