Khamenei: Shqipëria, vend djallëzor. Rama e konfirmon: Muxhahedinët i presim, gulenistët jo

Postuar në 08 Janar, 2020 17:51

Lideri Suprem iranian, Ajatollah Khamenei ka cilësuar Shqipërinë si një vend i vogël djallëzor që ka komplotuar me SHBA kundër Iranit.

Një vend i vogël europian, shumë i vogël dhe shumë djallëzor ka bërë komplot me SHBA dhe tradhëtarët e MEK kundër Iranit

tha Khamenei pas sulmeve me raketa të Iranit në Irak.

Nëse ky është një kërcënim apo jo, kjo nuk e shqetëson kryeministrin e Shqipërisë që sheh në këtë polarizim qëndrimesh një shans për t’u shfaqur si miku më i mirë i amerikanëve. 

Së pari kjo është një temë dhe një çështje që nuk është e re për ne në raport me Iranin. Kemi marrë një veprim që i bën nder Shqipërisë që është në vazhdën e traditës shqiptare.

Një aleancë strategjike të panegociueshme me SHBA për të mikpritur dhe hapur dyert një grupi njerëzish që janë në rrezik për jetën. Si dhe në marrëveshjen e bërë ata janë në Shqipëri në vazhdën e një misioni humanitar

tha Rama nga Vjena.

Është një qëndrim që të befason për lehtësinë me të cilën gënjen një drejtues i OSBE-së. Zoti Rama flet për traditat e shqiptarëve, por ndërkohë nuk heziton që të dëbojë shtetas që kërkohen nga Turqia për motive politike. Lëvizja Gulen është shpallur terroriste nga Ankaraja, njësoj si MEK nga Irani, por tradita sipas këtij njeriu funksionon me shkelje syri. Gulenistëve u rrezikohet jeta po njësoj si muxhahedinëve, por kjo nuk vlen. Zoti Rama mund të flasë për interesa dhe kjo e justifikon sjelljen me dy standarde. Por nuk mund të flasë për traditën.

Një tjetër gënjeshtër është konsiderimi i strehimit të MEK si mision humanitar kur dihet se kjo organizatë është politike dhe cilësohej si terroriste deri pak vite më parë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.