Gjuhë shantazhi me incidentet e së shkuarës

Postuar në 07 Janar, 2020 11:47

Qeveria amerikane i ka refuzuar vizën hyrëse ministrit të Jashtëm iranian Javad Zarif që do të fliste në seancën e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Lajmi raportohet nga mediat ameriakne sipas të cilave misioni iranin në OKB po pret sqarime rreth këtij vendimi.

Nuk kemi marrë asnjë komunikim zyrtar as nga SHBA as nga OKB rrethe vizës së ministrit Zarif

citohet nga “Reuters” misioni iranian. Të enjten Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të mblidhet për të diskutuar për situatën e krijuar pas sulmit të 3 janarit në Baghdad.

Lidhur me krizën e re në raportet Iran-SHBA ka nxjerrë krye edhe një problem i brendshëm në SHBA. Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar me goditjen e 52 objektivave iraniane duke nënvizuar mes tyre edhe objekte që janë të rëndësishme për kulturën e Iranit. Pas këtij mesazhi pati reagime, qoftë nga UNESCO, qoftë nga Pentagoni. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper citohet të jetë shprehur se SHBA do të zbatojë ligjet e konflikteve të armatosura nëse do të ketë ndonjë angazhim ushtarak në Iran. Numri 52 i cituar nga Trump lidhet me 52 pengjet e ambasadës amerikane në Teheran në vitet 1979-1980, një akt që ngjizi atë krizë që shohim sot.

SHBA ka deklaruar përherë se akti i pengmarrjes në ambasadë ishte shkelje e të gjitha normave dhe në fakt Irani nuk ka ditur të mbrohet për këtë gjë, përveçse e shfrytëzoi në maksimum atë duke ndikuar madje edhe në përballjen elektorale Carter-Reagan. Por presidenti iranian Rouhani është kundërpërgjigjur në tuiter duke shkruar se “ata që i referohen numrit 52, duhet po ashtu të kujtojnë edhe numrin 290”.

Kurrë mos e kërcënoni kombin iranian

shkruan ai.

Numri 290 kujton vdekjen e 290 pasagjerëve të një avioni iranian të rrëzuar nga një raketë amerikane në vitin 1988, mes të cilëve edhe 66 fëmijë. “The Washington Post” shkruante se ndonëse ky incident është thuajse i harruar në SHBA ai ka mbetur i ngulitur thellë në kujtesën e Iranit. Incidenti provon edhe njëherë sesa e rrezikshme është loja që po luhet në Lindjen e Mesme. Më 3 korrik 1988, në fund të luftës Iran-Irak, kryqëzori amerikan USS Vincennes ishte përfshirë në fërkime me disa anije iraniane në Ngushticën e Hormuzit. Në ato orë nga qyteti bregdetar I Bandar Abbas, një avion civil iranian ngrihet me itinerary Dubain, ku qytetarë iranianë shkonin shpesh për të blerë pajisje elektronike. Kryqëzori amerikan e identifikoi si një avion ushtarak iranian F-14 dhe pas paralajmërimeve pa përgjigje e goditi duke e rrëzuar.

SHBA shprehur keqardhjen e vet, por një muaj më pas deklaroi se Irani ka përgjegjësi për incidentin pasi lejoi një avion civil të fluturonte në një zonë ku kishte përballje ushtarake. Më poshtë video e raportimit të ish-admiralit amerikan të kohës, William J Crowe Jr. :

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.