Negociimi i marrëveshjes detare me Greqinë së shpejti në tryezë

Postuar në 04 Janar, 2020 14:56

Ish-ministrja e Jashtme e Greqisë, Dora Bakojanis ka publikuar së fundmi një opinion ku flet për marrëdhëniet e vendit të saj me Turqinë. Duke vlerësuar ndërlikimet që sjell për Greqinë memorandumi i Turqisë me qeverinë legale të Libisë, Bakojanis sugjeron forcimin e aleancave dhe konsiderimin e memorandumit si të paligjshëm, por jo nul për nga efekti praktik.

Mbetem një mbështetëse e vendosur e një zgjidhjeje paqësore të konfliktit greko-turk…por një zgjidhje përmes marrëveshjes bilaterale duket e paarritshme…Ne duhet ta rinisim dialogun duke firmosur një marrëveshje arbitrazhi që do të hapë rrugën drejt Gjykatës Ndërkombëtare. Duke e firmosur atë, Turqia do të njoëh de facto juridikisionin e Gjykatës, pavarësisht se nuk ka firmosur Konventën e OKB-së për ligjin e detit, apo Konventën e vitit 1958 për shelfin kontinental

shkruan ndërtë tjera Bakojanis.

Imperativi i një marrëveshjeje me Turqinë, sipas saj detyron kalimin në negociata immediate me të gjitha vendet kufitare mes të cilave bën pjesë edhe Shqipëria. Në këto kushte Bakojanis e sheh sit ë panegociueshme deklarimin nga Greqia të 12 miljeve detare det territorial konform ligjit ndërkombëtar të detit. 

Për të përballur memorandumin mes Turqisë dhe Libisë, që shkel ligjin ndërkombëtar, por kryesisht për të zgjidhur çështjet e tjera të delimitimit në Mesdheun Qendror dhe atë Lindor ne duhet të procedojmë me delimitimin e zonave detare me Shqipërinë, Italinë dhe Egjiptin, sa më shpejt të jetë e mundur.

Pavarësisht zhvlerësimit nga Parlamenti shqiptar të marrëveshjes ekzemplare që arritëm në vitin 2009, Greqia ka të drejtën të zgjerojë ujërat e veta territoriale në 12 milje detare. Shtuar kësaj, Greqia duhet të rinisisë negociatat mbi Zonat Ekskluzive Ekonomike me Italinë. Këto negociata janë shtyrë për shkak të reagimeve nga komuniteti i peshkatarëve italianë. Shkurt, ne duhet të përfundojmë negociatat e delimitimit me fqinjët tanë në perëndim dhe në jug. Kjo do të krijojë një precedent pozitiv edhe për negociatat me Turqinë

shkruan ish-ministrja greke.

Komenti i saj është i njëjti me atë që ajo bëri menjëherë pas marrëveshjes së vitit 2009, duke parë të pakti me qeverinë Berisha një precedent pozitiv në raport me Turqinë. Në Shqipëri ajo marrëveshje u cilësua si tradhëti kombëtare, si humbje territoriale etj., por pa arritur ndonjëherë të negociohet diçka më e mirë edhe pse nën zë zyrtarët socialistë pranojnë se marrëveshja e 2009-ës nuk është aq e keqe sa u shpall në publik.

Në çdo rast koha e negociimit për marrëveshjen detare me Greqinë duket se po afron dhe do të shihet se çfarë do të arrijë patrioti i madh në krye të qeverisë shqiptare që siç është parë në përgjithësi për këto probleme merr leje gjetkë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.