Marrëveshja tripalëshe për EastMed parashikon klauzola ushtarake

Postuar në 02 Janar, 2020 15:09

Ndërtimi i gazjellësit EastMed ka hyrë në axhendë prioritare për tre vendet nënshkruese, Greqia, Izraeli dhe Qipro. Mediat greke raportojnë se marrëveshja nënshkruhet sot mes ministrave përkatës të Energjisë, Kostis Hatzidakis, Yuval Steinitz dhe Yiorgos Lakkotrypis të Qipros në prani në kryeministri grek, Mitsotakis, atij izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentit qipriot Nicos Anastasiades.

Një element i pazakonshëm i këtij projekti është se të trija vendet angazhohen për marrjen e masave mbrojtëse të tij. Kjo rregullohet në nenin 10 të marrëveshjes që duket se e klasifikon atë si projekt të rëndësisë së veçantë me mbikëqyrje ushtarake. Po kështu vendet në fjalë angazhohen për marrjen e masave lehtësuese, përfshi atyre fiskale, në funksion përshpejtimit të punës.

Gazsjellësi përfundon në Otranto të Italisë dhe në këtë kuadër qeveria greke ka njoftuar se diskutimet për zgjerimin e marrëveshjes së vitit 1977 me Italinë për Zonën Ekskluzive Ekonomike kanë ecur mirë. Italia nuk do të jetë pjesë e ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes, por mediat greke kanë raportuar se ministri Italian që përgjigjet për energjinë, ka dërguar homolgut grek, Hatzidakis, një letër mbështetëse.

Kundërshtari kryesor i projektit është Turqia e cila kërcënon sigurinë e tij përmes një memorandumi me qeverinë libiane të Sarrajit, ndërkohë që disa vende perëndimore kanë bërë demarshe pranë rivalit të tij, gjeneralit Haftar. Ministri i Jashtëm grek, Dendias ka bërë të ditur pas një vizite në Libi se Haftar nuk e njeh memorandumin me Turqinë dhe ndoshta ky qëndrim ka shtyrë Ankaranë zyrtare të angazhohet ushtarakisht në Libi. Në fund të fundit fati i qeverisë në Tripoli do të përcaktojë edhe ecurinë e projektit EastMed që mbështetet edhe nga SHBA, ndërkohë që kalimi i tij në detin Jon e lë Shqipërinë një aktor pasiv dhe pa vlerë në lojën që po luhet. Edhe pse zhurmën patriotike e ka të madhe si zakonisht.

Re.Pu

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Prej 10 e kusur vjetesh jane disa projekte te nisur gazsjellesish nga Lindja e Afert ne Europe, nga te cilet asnjeri deri me tani nuk ka arritur ne destinaion. Ndersa nje gazsjelles nga Rusia veri-perendimore ne Gjermani ka perfunduar dhe i dyti po perfundon! Si shpjegohet kjo?...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.