Zbardhet marrëveshja/Cakaj drejton OSBE-në. Ja çfarë do bëjë në këmbim

Postuar në 01 Janar, 2020 20:40
Shaptilografisti

Sot Shqipëria ka marrë zyrtarisht drejtimin e OSBE-së. Ministri i Jashtëm në Detyrë Gent Cakaj ka dhënë njoftimin duke lënë të kuptohet se detyrën e kryesimit do ta ushtrojë ai. 
“Të Kripura” është informuar nga burime pranë misionit se z. Cakaj ka arritur të negociojë për veten duke lëshuar para kryeministrit Rama që është njëkohësisht ministër i Jashtëm dhe me të cilin ka patur fërkime së fundmi. Sipas këtyre burimeve z. Cakaj ka rënë dakord që të miratojë rikonstruksionin e interierit të selisë qendrore sipas projektit që do t'i urdhërojë z. Rama, do të pranojë stilizimin e mureve të zyrës me piktura të z. Rama si dhe do të vendosë në të fotografinë e Shkëlqesisë së Tij.

Po kështu z. Cakaj ka pranuar që të lobojë që viti 2020 të shpallet në BE Vit i Gjuhës Shqipe dhe në këtë rast ai ka pranuar që të përmirësojë shqipen e tij sipas kërkesës së prerë të kryeministrit. 

Është ndoshta marrëveshja e parë me sens intelektual dhe artistik, pa fitim direkt që bëhet mes dy shqiptarësh. Po të heqim atë muhabetin e godinës. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.