Festë virtuale për tituj personalë

Postuar në 01 Janar, 2020 17:15

Ish-ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro e ka nisur e lumtur vitin 2020. Me një njoftim në Facebook, Kumbaro madje thotë se ky vit ka nisur mirë për mbarë shqiptarët sepse Ismail Kadare ka marrë titullin “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit” në Francë.

Ka vetëm 250 të tilla sot në Francë

shkruan kjo zonjë që dikur bënte ministren në këtë vend.  Kaq është kuota në fakt. 

Sigurisht që në Facebook njeriu shkruan atë që mendon dhe nga një pikëpamje kjo është çështje private. Por haberin e përhapën anëembanë mediat që e trumbetojnë këtë si arritje për kulturën shqiptare, vlerësim për të. Titulli jepet për merita civile në Francë dhe lidhet me aktivitetin e individëve. Ai jepet edhe në formë kolektive, por ky nuk është rasti. Sipas asaj që lexohet, titullin Oficer i Madh e merr nëse ke të paktën 3 vjet si Kalorës i Legjionit të Nderit dhe Kadare ka që në 2016 që e ka marrë një të tillë.

Pse duhet celebruar si ngjarje një vlerësim i tillë që ngjan si procedurial dhe lidhet me një vend të huaj?

Një titull të Legjionit të Nderit në Francë ka edhe Mirela Kumbaro apo Edi Rama, por do ishte e tepërt ta quanim këtë një arritje për Shqipërinë. Apo kulturën e saj. Këto janë arritje personale. Është mirë që mediat të mos peshkohen kaq kollaj nga entuziastë të vanitetit të atyre që jetojnë publikisht për të qenë në vëmendje e që kur u provuan në përgjegjësi publike katranosën thuajse çdo gjë. Ose nuk shkëlqyen siç shkëlqejnë këto tituj kumbues për veshët e provincës me emrin Shqipëri.

Nuk dihet, zonja mund ta na e thotë sepse është e azhornuar me problemet e Kulturës, nëse Kadare lexohet më si më parë në vendin tonë, njihet po aq mirë vepra e tij dhe më tepër, tutorët dogmatikë të saj a janë të gatshëm që të pranojnë rivlerësimin dhe kritikën ndaj saj. Kuptohet jo atë keqdashëse. Për t’ia gjetur më mirë vendin në kulturën shqiptare dhe për t’ia shquar edhe ato leksione ideologjike që kanë bërë jo pak dëme në edukimin e një apo dy brezave.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Si ne shume raste, redaksia juaj e zberthen me vend "eksitimin kolektiv" te ketij populli qe ngjason shume here me turmat zombie.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.