Studim që provon lidhjen mes La Nina dhe shtimit të diarresë vdekjeprurëse te fëmijët

Postuar në 31 Dhjetor, 2019 13:39

Shtimi i rasteve me diarre kërcënuese për jetën te fëmijët lidhet me dukurinë klimaterike të quajtur La Nina. Të paktën këtë konkludojnë kërkues të universitetit Columbia pas një studimi të kryer në Bostvana. Gjetjet janë publikuar në revistën Nature Communications dhe sipas kërkuesve ato shpresohet të çojnë në krijimin e një sistemi paralajmërues në funkson të ndërhyrjes së shpejtë nga sistemi shëndetësor. 

Studimi ka rëndësi për faktin se në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, diarrea është faktori kryesor i vdekshmërisë së fëmijëve nën pesë vjeç dhe kjo statistikë është veçanërisht e lartë në Afrikë. Studimi ka arritur të provojë lidhjen mes kushteve klimaterike që provokon La Nina, që konsistojnë në temperatura më të ulëta në sipërfaqen e oqeanit, shira të shtuar dhe përmbytje me shfaqjen e sëmundjes. Modele të ngjashme shkak-pasojë janë vënë re edhe për El Nino por që shfaqen në vende si Peruja, Bangladeshi, Kina dhe Japonia. La Nina deri më sot asosiohej me raste të kolerës që jep diarre në përqindje të ulët.

Në parim raporti klimë-shëndet është parësor për të kuptuar lëvizjet demografike të së ardhmes së afërt, meqenëse të gjitha paralajmërimet janë që gjërat po shkojnë për keq.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.