Letër konfidenciale e Akademisë së Shkencave: Krahasimi i Edi Ramës me Skënderbeun, me pasoja

Postuar në 31 Dhjetor, 2019 12:58
Shaptilografisti

 

"Të Kripura" mësojnë nga burime konfidenciale se Akademia e Shkencave e Shqipërisë, në krye të së cilës qëndron Skënder Gjinushi, ka nisur një letër konfidenciale për Zëdhënësen e qeverisë, znj. Elisa Spiropali. Letra është në përmbajtje një lloj sugjerimi dhe këshillimi për zonjën, lidhur me përdorimin nga ana e kësaj të fundit e krahasimeve publike të Kryeministrit me atë që historiografia shqiptare e ka shpallur hero kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu. 

Nuk është në të mirën e askujt, as të tezave që mbron historiografia jonë, por mendojmë as të Kryeministrit që ky krahasim të përdoret publikisht

thuhet ndër të të tjera në letrën, përmbajtjen e së cilës ia përcjell redaksisë sonë, burimi nga Akademia.

Arsyeja që shqetëson Akademinë është mirëfilli parimore dhe lidhet me linearitetin historiografik për periudhën e Skënderbeut. Linearitet që konsiston në këtë narrativë: Beteja të suksesshme me osmanët, fitore, vdekja e heroit, mandej emigrimi i arbërve drejt Italisë në bazë të marrëveshjeve paraprake. Pra edhe tek emigrimi i arbërve pas vdekjes së heroit mund të gjurmohen element apo reflekse qëndrese, ruajtjeje identiteti.

Në këtë kuptim Akademia vëren me shqetësim se nëse z. Rama do të krahasohet me Skënderbeun për nga bëmat e qeverisjes së vet – për ilustrim p.sh Akademia pranon me kënaqësi ngjashmërinë mes ndërtimit të kalave nga Skënderbeu me Rilindjen Urbane të heroit të sotshëm – atëherë vihet në pikëpyetje emigrimi i shqiptarëve dhe arbërve të djeshëm.

Ose do të pranohet se emigrimi i sotshëm i shqiptarëve është refleks qëndrese – por ndaj kujt??? – ose do të rishikojmë tezën e largimit të arbëeve dje

theksohet në letrën e Akademisë.

Ose atëherë ikja e sotshme e shqiptarëve do të duhet të problematizohet për atë që është për shumëkënd: ikje nga varfëria dhe dështimi i politikave shtetërore. Mirëpo kështu na duhet të rivlerësojmë sërish natyrën e qeverisjes së Skëndërbeut të këtyre territoreve në Mesjetë duke vënë në dukje karakterin recidiv të emigrimit të shqiptarëve që ikin nga njëri-tjetri, jo nga pushtuesit

vijon letra.

Është e qartë, mjafton të lexosh këto vërejtje për të kuptuar krizën e thellë që provokon krahasimi i Edi Ramës me Skënderbeun.

Burimet shtojnë se Akademia e Shkencave – e vetëdijshme për mundësinë e moskuptimit nga ana e znj. Spiropali të përmbajtjes së saj – ka caktuar z. Apollon Baçe si personi që do të jetë në dispozicion për çdo pyetje nga zëdhënësja e qeverisë, apo edhe nga Kryeminstri. Deri në këtë moment bëhet e ditur se zonja Spiropali ka kërkuar asistencën e Taulant Ballës për të vendosur se çfarë duhet bërë me këtë letër që në thelb paralajmëron shkallën e përplasjes sizmike të dy epokave përcaktuese për atë që quhet si kombi shqiptar.

Comments

Submitted by Prostituta Komb... (not verified) on

Na mbyten prostitutat, nga nje cift te marresh ne tjetrin!
Kush na i zgjedh keto mostra?!
Jemi kaq keq si popull apo dikush tall topet me ne!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.