Kush gënjen nga këta të dy?

Postuar në 31 Dhjetor, 2019 14:22

Sot presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar për Minishengenin:

Në Novi Sad, Kosova ka qenë e përjashtuar. Kosova nuk e ka asnjë çështje të hapur me tre vendet e lartpërmendura, por çështje fondamentale për Kosovën dhe rajonin mbetet Serbia – si rrezik për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe si aleati i vetëm i Rusisë në Ballkanin Perëndimor.

Të gjithë ne e dimë se Rusia synon destabilizimin e Ballkanit Perëndimor  duke paraqitur vonesa dhe pengesa që vendet e rajonit të mos integrohen në NATO dhe BE

Në një mënyrë apo tjetër, z. Thaçi ka deklaruar se nuk mund të ulet në një tryezë të drejtuar nga një vend armik i SHBA-ve. çka do të thotë se në këtë tryezë nuk po diskutohet ndonjë politikë proamerikane. Kjo kartë është e vjetër mes politikanëve shqiptarë. Sa më ngjitur Amerikës, aq më legjitimitet ka nisma, sepse bota që u paraqitet shqiptarëve nga kësisoj politikanësh është e Mirë në Perëndim dhe e keqe në Lindje.

Por këtu çështja është tjetër. Z. Thaçi në një mënyrë po përgënjeshtron mikun e tij në Tiranë, kryeministrin Edi Rama që përsëriti edhe dje se nisma ka mbështetjen e SHBA-ve. Por ku është kjo mbështetje? Ne nuk kemi parë ndonjë deklaratë, as ndonjë qëndrim apo koment. Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka qenë e heshtur këto kohë, ndonëse ajo shkruan dhe përcjellë qëndrime edhe për traditat e gatimit në botë. Ndaj këtu çështja është e thjeshtë: ose gënjen Thaçi, ose gënjen Rama. Përvoja na thotë që të dy e kanë këtë aftësi shumë të zhvilluar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.